KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksion në Kaçanik: 41 bimë kanabisi dhe marihuanë, prangoset i dyshuari

Aksion në Kaçanik: 41 bimë kanabisi dhe marihuanë, prangoset i dyshuari

Një person është arrestuar në fshatrat Doganaj dhe Vatë të Kaçanikut, nën dyshimin për shitje dhe kultivim të narkotikëve.

Gjatë kontrollit në automjet, shtëpi dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, policia ka konfiskuar 16.7 gramë marihuanë dhe 41 bimë kanabisi, me peshë të përgjithshme prej 2 kilogramësh e 112.3 gramësh. Po ashtu, janë sekuestruar një palë gërshërë dhe një telefon.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor, transmeton Klankosova.tv.

Policia përmes raportit 24 orësh bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur më të martën, rreth orës 20:30.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.