KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksidentohet një person në Prishtinë, dërgohet për tretman mjekësor

Aksidentohet një person në Prishtinë, dërgohet për tretman mjekësor

Një person ka marrë lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë në lëvizje sot rreth orës 11:30 në rrugën “Enver Maloku”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana.

Tutje ai tha se sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor.

“Rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Enver Maloku në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.