Një aksident trafiku mes dy kamionëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të Fushë Kosovës.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se dy mjetet e rënda janë përfshirë në aksident, ndërsa si pasojë është krijuar ngarkesë e madhe në komunikacion dhe kolona të gjata të automjeteve.
Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje.
Nuk dihet ende nëse nga aksidenti ka persona të lënduar. /Telegrafi/
