KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksidenti në Trudë, një person kërkon ndihmë mjekësore

Aksidenti në Trudë, një person kërkon ndihmë mjekësore

Sot në mesditë ka ndodhur një vetaksident trafiku në autostradë, në relacinon Mazgit-Trudë, ku është përfshirë një veturë.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se përveç dëmeve materiale, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Sot në mesditë Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me një aksident trafiku në autostradë. Njësia për kontroll në autostradë i është përgjigjur menjëherë informatës dhe ka konstatuar se në autostradë, relacioni Mazgit-Trudë, ishte shkaktuar një vetaksident trafiku, ku një automjet ishte i përfshirë.

Sipas informatave, përveç dëmeve materiale, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia për kontroll në autostrada është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar rrethanat e tërësishme të këtij vetaksidenti”, tha Hoxha.

View this post on Instagram

A post shared by IndeksOnline (@indeksonline)

A post shared by IndeksOnline (@indeksonline)

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.