KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Aksidentet, koha dhe prognoza”, çfarë thonë dy ortopedët për trajtimin e traumave në Kosovë?

“Aksidentet, koha dhe prognoza”, çfarë thonë dy ortopedët për trajtimin e traumave në Kosovë?

Në episodin e 56-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i përkrahur nga United Hospital, ortopedi dhe traumatologu Arian Bujupi dhe kirurgu ortoped Imran Shaqiri, ndanë me publikun diskutime të rëndësishme mbi shëndetin e sistemit muskuloskeletor, stilin e jetesës, preventivën dhe zhvillimet më të reja në kirurgjinë ortopedike.

Të dy mjekët folën për dëmtimet ortopedike më të shpeshta me të cilat përballen në praktikën e tyre.

– YouTube www.youtube.com

Bujupi i cili ka pasur një përvojë të gjatë profesionale në spitalet e Gjermanisë tha se trauma në Kosovë dhe në Gjermani është përafërsisht e njëjtë.

“Sot në botë, trauma që zë vendin e parë është aksidenti”, tha ai, duke përmendur aksidentet e trafikut, dëmtimet sportive dhe ato në vendin e punës, veçanërisht në sektorin e ndërtimit, si burimet kryesore të traumave.

Një dallim i rëndësishëm që Bujupi vuri në pah mes Kosovës dhe Gjermanisë lidhet me kohën e reagimit në rastet emergjente.

Ai theksoi se në ortopedi koha është faktor vendimtar për prognozën e pacientit.

“Nga momenti kur krijohet një aksident deri tek momenti që vjen emergjenca, koha ka shumë të bëjë. Janë ato ‘minutat e arta’ që e përcaktojnë drejtimin e rastit”, shpjegoi ai duke shtuar se në përvojën e tij në Gjermani, brenda 20 minutave të para vendosej drejtimi i trajtimit dhe pacienti shpesh ishte tashmë në sallë operative.

Ortopedët po ashtu folën edhe për ushqimin e shëndetshëm, por siç tha Shaqiri “pa lëvizje dhe aktivitet fizik të rregullt nuk mund të ruhet shëndeti optimal”.

Ata folën edhe për fenomenin e njohur të molisjes dhe përgjumjes pas ushqimit, duke shpjeguar se kjo lidhet me rënien e tensionit dhe me mënyrën se si trupi përpiqet të arrijë ekuilibrin pas marrjes së energjisë.

Për më shumë shikoni podcastin e plotë “Shëndeti në rend të parë”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.