KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksident trafiku në Shkup, humb jetën një 19-vjeçar

Aksident trafiku në Shkup, humb jetën një 19-vjeçar

Një 19-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në rrugën “Radishanska” në Radishan të Shkupit.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, aksidenti është raportuar në ora 12:12 dhe ka ndodhur ndërmjet një automjeti “Alfa Romeo” me targa italiane, të drejtuar nga S.B. (46), dhe një motoçiklete pa targa, të drejtuar nga N.M. (19).

Si pasojë e përplasjes, 19-vjeçari që drejtonte motoçikletën pa targa ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vendin e aksidentit po kryhet këqyrja nga ekipet kompetente, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.