KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Aksident në Tepelenë, humb jetën 55-vjeçari – lëndohen katër persona të tjerë

Aksident në Tepelenë, humb jetën 55-vjeçari – lëndohen katër persona të tjerë

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Levan-Tepelenë, pranë rrethrrotullimit të Levanit.

Dy automjete, një “Audi” dhe një “Benz”, janë përplasur me njëri-tjetrin. Përplasja ka qenë fatale për drejtuesin e “Audit”, 55-vjeçarin Dashmir Beca, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Në aksident kanë mbetur të përfshirë edhe persona të tjerë. Tre pasagjerët që udhëtonin në “Audi” janë transportuar në spital dhe, sipas të dhënave paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në spital është dërguar edhe drejtuesi i automjetit tip “Benz”, i cili raportohet gjithashtu jashtë rrezikut për jetën.

Dyshimet e para lidhen me shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila mund të ketë ndikuar në pamundësinë e drejtuesve për të reaguar në kohë dhe shmangur përplasjen.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të dokumentuar rrethanat e aksidentit. Shkaqet dhe përgjegjësitë e plota pritet të përcaktohen në përfundim të hetimeve. /euronews/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.