MPB Maqedoni njofton se dje (21.09.2026) në orën 11:00 të paradites në SPB Ohër është raportuar se në bulevardin “Turistiçka” në Ohër ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh “Audi” me targa Ohri, i drejtuar nga A.V. (45) nga Ohri, dhe një automjeti mallrash “Mercedes” me targa Ohri, i drejtuar nga J.T. (46) nga Ohri.
Në aksident, shoferi i automjetit “Audi” A.V. ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë diagnostikuar në Spitalin Special “Shën Erazmus” në Ohër.
“Me urdhër të prokurorit publik, një ekip inspektimi nga Sektori i Punëve të Brendshme Ohër ka kryer inspektim”, thonë nga MPB.