KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Aksident mes dy veturash në Mitrovicë, lëndohen katër persona

Aksident mes dy veturash në Mitrovicë, lëndohen katër persona

Katër persona kanë marrë lëndime trupore sot rreth orës 11:30 në një aksident i cili ka ndodhur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësorë, ndërsa në aksident ishin të përfshira dy vetura.

“Sot, rreth orës 11:30, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Shupkovc, është shkaktuar një aksident trafiku me të lënduar. Në aksident janë përfshirë dy vetura në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor”, ka thënë Zahiti.

Po ashtu ai tha se njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.