KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksident mes dy kamionëve në rrugën Gjilan–Kamenicë, dy të lënduar

Aksident mes dy kamionëve në rrugën Gjilan–Kamenicë, dy të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:24, në aksin rrugor Gjilan–Kamenicë, ku janë përfshirë dy kamionë.

Si pasojë e përplasjes, përveç dëmeve materiale, dy drejtuesit e mjeteve kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim në Qendra Emergjente Gjilan.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Sot rreth orës 12:24 në aksin rrugor Gjilan–Kamenicë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy kamion. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit, të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për trajtim mjekësor,” thuhet në njoftim.

Pas aksidentit, njëra korsi e rrugës është bllokuar për qarkullim.

Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet policore dhe ekipet relevante, të cilat janë duke punuar për lirimin e rrugës dhe normalizimin e trafikut. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.