KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Prishtinë-Vërmicë, humb jetën një person

Aksident i rëndë në autostradën Prishtinë-Vërmicë, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në autostradën Prishtinë–Vërmicë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Sipas tij, Policia është njoftuar rreth orës 20:27 për një aksident trafiku që kishte ndodhur në kilometrin e 29-të nga Vërmica.

“Në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamion dhe një veturë”, ka bërë të ditur Krasniqi.

Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore, janë ftuar edhe ekipet mjekësore.

“Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor, një person është pa shenja jete, kurse dy të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë bartur për trajtim mjekësor”, tha zëdhënësi i Policisë.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.