Një aksident raportohet të ketë ndodhur gjatë garave ilegale me vetura. Sipas informacioneve fillestare, besohet se ngjarja ka ndodhur në Trudë të Podujevës.
Nuk dihet ende nëse ka pasur të lënduar nga ky aksident, ndërkaq pamjet e aksidentit janë publikuar në rrjetet sociale.
Lidhur me rastin, Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare për të marrë më shumë detaje rreth ngjarjes.
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

