KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

AKP-ja sqaron procedurat për shitjen e pronave gjatë vitit 2025

AKP-ja sqaron procedurat për shitjen e pronave gjatë vitit 2025

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka reaguar lidhur me një shkrim të publikuar në media për shitjen e pronave gjatë vitit 2025, të cilat i cilëson si pretendime të shoqëruara me informacione të pasakta dhe interpretime të njëanshme. Sipas AKP-së, mënyra e paraqitjes së këtyre informacioneve krijon perceptim të gabuar për ligjshmërinë dhe transparencën e procedurave, si dhe rrezikon keqinformimin e opinionit publik.

Në reagimin zyrtar, AKP sqaron se rastet e trajtuara bëjnë fjalë për shitje direkte, të realizuara në përputhje me Rregulloren nr. 08/2025 për shitjen direkte të aseteve të caktuara të ndërmarrjeve shoqërore, dhe jo për shitje me negocim direkt.

Agjencia thekson se rregullorja përcakton kushtet, kriteret dhe procedurat për shitjet direkte, duke marrë parasysh rrethanat specifike faktike dhe juridike të aseteve përkatëse.

AKP vlerëson gjithashtu se rrethanat që kanë kushtëzuar realizimin e këtyre shitjeve nuk janë pasqyruar plotësisht. Sipas saj, ndonëse janë siguruar dokumentet për 54 raste të shitjeve direkte gjatë vitit 2025, në raportimin përkatës janë veçuar vetëm pesë raste, pa u paraqitur rrethanat specifike të secilit rast.

Agjencia ka thënë se qëllimi i reagimit është të sqarojë faktet dhe bazën ligjore të procedurave, në funksion të informimit të drejtë, objektiv dhe të plotë të qytetarëve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.