KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Akil Gjakova mposhtet në çerekfinale, vazhdon në repesazh për medaljen e bronztë

Akil Gjakova mposhtet në çerekfinale, vazhdon në repesazh për medaljen e bronztë

Xhudisti kosovar Akil Gjakova është mposhtur në çerekfinale të Grand Slamit në Abu Dhabi, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Gjakova në këtë fazë të garës u përball me xhudistin nga Azerbajxhani, Hidayat Heydarov, ndaj të cilit nuk arriti të triumfojë, duke humbur kështu mundësinë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Megjithatë, gara për xhudistin kosovar nuk ka përfunduar ende. Akil Gjakova do të vazhdojë në repesazh, ku do të ketë mundësinë të luftojë për medaljen e bronztë në këtë turne prestigjioz.

Kujtojmë se Gjakova e nisi garën me pushim në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë mposhti izraelitin Ohad Moritz. Në rundin e tretë, ai triumfoi ndaj Makhmadbek Makhmadbekovit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale.

Tashmë, synimi i tij mbetet rikthimi te fitoret në repesazh dhe lufta për një medalje në Grand Slamin e Abu Dhabit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.