KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Akademia Ushtarake hap konkurs për regjistrimin e kadetëve

Akademia Ushtarake hap konkurs për regjistrimin e kadetëve

Akademia Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” – Shkup ka shpallur Konkursin për regjistrimin e studentëve/kadetëve për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe studentëve për nevojat e menaxhimit të krizave dhe mbrojtjes dhe shpëtimit në ciklin e parë të studimeve për vitin 2026/2027.

Ministria e Mbrojtjes u bëri thirrje të gjithë të rinjve që dëshirojnë ta vazhdojnë arsimin dhe karrierën e tyre profesionale si oficerë të ardhshëm në kuadër të Armatës maqedonase dhe që i plotësojnë kriteret sipas Konkursit të publikuar, ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë.

Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes, në Konkurs mund të aplikojnë kandidatë që janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, me arsim të mesëm katërvjeçar të përfunduar, të mos jenë më të vjetër se 21 vjeç (në ditën e aplikimit dhe dorëzimit të dokumenteve) dhe të jenë psikofizikisht të aftë (kjo përcaktohet nga komisioni mjekësor ushtarak).

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.