KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosoves për ndarjen nga jeta të akademikut, Rexhep Qosja: Humbje e rëndë për kombin shqiptar

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosoves për ndarjen nga jeta të akademikut, Rexhep Qosja: Humbje e rëndë për kombin shqiptar

Shqiptaria ka humbur sot një prej kolosëve më të rëndësishëm të kulturës dhe mendimit kritik. Gjatë një aktiviteti të përbashkët shkencor në Tiranë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH) dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) njoftuan me hidhërim ndarjen nga jeta të akademikut, studiuesit dhe shkrimtarit të shquar, Rexhep Qosja.

Akademik Qosja, i cili ishte anëtar i ASHAK-ut dhe anëtar nderi i ASHSH-së, vlerësohet si një personalitet i jashtëzakonshëm që la gjurmë të pashlyeshme në zhvillimet shkencore, letrare dhe shoqërore mbarëshqiptare.

Veprimtaria e tij u karakterizua nga konsolidimi i albanologjisë, me një qasje kritike dhe të argumentuar që forcoi identitetin kulturor dhe historik shqiptar; nga mbrojtja e çështjes kombëtare, duke pasur një rol aktiv në mbrojtjen e interesave kombëtare përmes diskursit intelektual; si dhe nga trashëgimia letrare, një korpus i pasur veprash që do të shërbejë si burim frymëzimi për brezat e ardhshëm.

Në njoftimin e përbashkët të nënshkruar nga Akad. Justina Shiroka-Pula (Kryetare e ASHAK) dhe Akad. Skënder Gjinushi (Kryetar i ASHSH), theksohet se kontributi i Qosjes është i pashlyeshëm në ndërtimin e bashkëpunimit ndërakademik në të gjithë hapësirën shqiptare.

“Kujtimi, vepra dhe kontributi i akademik Rexhep Qosjes do të mbeten të përhershme në fondin e kulturës dhe shkencës shqiptare dhe në ndërgjegjen kolektive të kombit tonë”, thuhet në deklaratën zyrtare të dy akademive.

Ndërsa shprehin ngushëllimet më të thella për familjen e të ndjerit, dy institucionet akademike kanë bërë thirrje për respektimin e plotë të dëshirës së familjes Qosja për privatësi dhe qetësi në këto momente të vështira zie.

Ndarja nga jeta e Rexhep Qosjes shënon mbylljen e një kapitulli të rëndësishëm për letërsinë dhe shkencën shqipe, duke lënë pas një boshllëk të madh në botën e letrave dhe të mendimit akademik. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.