KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ajnure Daci sjell masazhin profesional në Shëngjin gjatë verës

Ajnure Daci sjell masazhin profesional në Shëngjin gjatë verës

Gjatë verës, pushimet në det nuk lidhen vetëm me relaksin pranë plazhit, por edhe me kujdesin për trupin dhe mirëqenien. Pikërisht këtë përvojë do ta sjellë në Shëngjin fizioterapistja dhe profesionistja e masazhit profesional, Ajnure Daci, e cila gjatë sezonit veror 2026 do të ofrojë shërbime të masazhit profesional për pushuesit.

Me përgatitje të certifikuar ndërkombëtarisht dhe përvojë të dëshmuar në gara profesionale, Daci sjell një qasje serioze dhe të kujdesshme ndaj relaksimit, rikuperimit dhe mirëmbajtjes fizike, duke e kthyer qëndrimin në plazh në një eksperiencë më të plotë për ata që kërkojnë më shumë se pushim të zakonshëm.

Daci është e certifikuar nga World Massage Federation në Masazh Profesional Terapeutik, Swedish Massage dhe Sport Massage. Formimi i saj profesional është zhvilluar nën mentorimin e emrave ndërkombëtarë si George Thoktaridis dhe Ismail Güler, kampion i shumëfishtë dhe fitues i shtatë medaljeve të arta në këtë fushë.

Pjesëmarrja në Kampionatin Botëror të Masazhit Profesional dhe në Kampionatin e Shqipërisë e ka vlerësuar atë si medaliste të dyfishtë, duke e konfirmuar përgatitjen dhe përkushtimin e saj profesional.

Përveç shërbimeve gjatë verës, Ajnure Daci po angazhohet edhe në zhvillimin e kësaj fushe në Kosovë. Në muajin tetor, ajo do të organizojë një masterclass profesional me pjesëmarrjen e Ismail Güler, ku profesionistët dhe të interesuarit për këtë drejtim do të kenë mundësi të mësojnë teknika moderne sipas standardeve ndërkombëtare.

Për informacione dhe rezervime: Instagram/TikTok: Massagebyajnur
Tel: +383 44 982 160

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.