Alvaro Morata ka pranuar se është kënaqur kur ka dëgjuar komentet e Jose Mourinhos pas humbjes së Real Madridit ndaj Real Betisit, duke thënë se trajneri portugez i shton një dozë ekstra spektakli futbollit spanjoll.
Sulmuesi i Leganesit dhe ish-futbollisti i Real Madridit e Atletico Madridit po fliste për reagimin e Mourinhos pas humbjes së tij të parë që nga rikthimi në klubin madrilen.
Morata e bëri të qartë se e pëlqen personalitetin e Mourinhos dhe dramën që shpesh shoqëron konferencat e tij për shtyp.
“Do që të të them të vërtetën? Mezi po prisja që ai të thoshte diçka të tillë, sepse më argëton. E kam fjalën si tifoz”, deklaroi Morata.
Sulmuesi spanjoll zbuloi gjithashtu se do ta ndjekë me shumë interes rikthimin e Mourinhos në futbollin spanjoll.
“Shpresoj që Atletico ta fitojë kampionatin, por nëse ka një ‘Clásico’, do ta shikoj edhe atë, vetëm për ta parë atë. Ai i shton spektaklin”, përfundoi Morata. /Telegrafi/