KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetares, Shukran Nobërdali-Qyqallës

AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetares, Shukran Nobërdali-Qyqallës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar me pikëllim të thellë ndarjen nga jeta të gazetares së njohur të RTK-së, Shukran Nobërdali-Qyqalla.

Sipas AGK-së, Shukran kishte qenë pjesë e RTK-së që nga themelimi i saj në vitin 1999 dhe kishte kontribuar për dekada në redaksinë informative si gazetare dhe autore e emisionit shëndetësor “Medika”, i cili u realizua me përkushtim për më shumë se dy dekada.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe vlerësuan punën e saj”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër (e enjte) në ora 13:00, në varrezat e qytetit në Dragodan, Prishtinë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.