Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar pas kërcënimeve që i janë bërë gazetarit Lirim Mehmetaj.
AGK-ja ka dënuar aktin e kanosjes së ndodhur mbrëmë, për të cilin është arrestuar ish-deputeti Gani Geci.
Përmes një reagimi, AGK-ja i ka bërë thirrje Policisë që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë fizike të Mehmetajt dhe familjes së tij.
“Shprehja e mendimit të lirë për çështje me interes publik dhe për figura publike, përfshirë deputetët, është një e drejtë themelore në një shtet demokratik. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh mirënjohje për reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës dhe përkushtimin e Prokurorisë për ta trajtuar rastin me seriozitetin që meriton. AGK-ja, gjithashtu, i bën thirrje Policisë së Kosovës që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë fizike të Mehmetajt dhe familjes së tij. Kanosja ndaj gazetarit Mehmetaj pasqyron klimën e vështirë në të cilën ushtrohet gazetaria në Kosovë dhe nevojën urgjente për t'i dhënë fund intimidimit të punonjësve të medias. Aktet e tilla përbëjnë një goditje të rëndë ndaj lirisë së medias dhe të drejtës së qytetarëve për t'u informuar”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Reagimi i plotë i AGK-së, pa ndërhyrje:
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar për kanosjen dhe rrezikimin e sigurisë fizike të gazetarit Lirim Mehmetaj, themelues i Vox Kosova. AGK-ja e dënon në termat më të ashpër aktin e kanosjes së ndodhur mbrëmë, për të cilin është arrestuar ish-deputeti Gani Geci.
Shprehja e mendimit të lirë për çështje me interes publik dhe për figura publike, përfshirë deputetët, është një e drejtë themelore në një shtet demokratik.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh mirënjohje për reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës dhe përkushtimin e Prokurorisë për ta trajtuar rastin me seriozitetin që meriton.
AGK-ja, gjithashtu, i bën thirrje Policisë së Kosovës që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë fizike të Mehmetajt dhe familjes së tij.
Kanosja ndaj gazetarit Mehmetaj pasqyron klimën e vështirë në të cilën ushtrohet gazetaria në Kosovë dhe nevojën urgjente për t'i dhënë fund intimidimit të punonjësve të medias. Aktet e tilla përbëjnë një goditje të rëndë ndaj lirisë së medias dhe të drejtës së qytetarëve për t'u informuar. /Zëri

