KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Afrika pritet të sigurojë injeksionin kundër HIV-it që kushton vetëm 40 dollarë në vit

Afrika pritet të sigurojë injeksionin kundër HIV-it që kushton vetëm 40 dollarë në vit

Uganda pritet të pranojë në ditët në vijim furnizimet e para me versionin gjenerik të injeksionit lenacapavir, një ilaç për parandalimin e HIV-it, i cili kushton vetëm 40 dollarë në vit për person.

Sipas BBC-së, dërgesa e parë globale e këtij ilaçi ka mbërritur të mërkurën në Zambi, ndërsa Uganda pritet të jetë vendi i radhës që do të furnizohet. Edhe Zimbabve pritet ta pranojë atë në fillim të vitit të ardhshëm.

Lenacapavir jepet përmes injeksionit vetëm dy herë në vit dhe ka treguar efikasitet prej gati 100 për qind në parandalimin e infektimit me HIV, transmeton Klankosova.tv.

Versioni origjinal i këtij ilaçi, i zhvilluar nga kompania amerikane Gilead Sciences, kushtonte rreth 28 mijë dollarë në vit në SHBA, duke e bërë të papërballueshëm për shumë vende në zhvillim.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e rekomandoi këtë ilaç për parandalimin e HIV-it në korrik të vitit 2025.

Fondi Global e ka cilësuar mbërritjen e versionit gjenerik në Afrikë si një përparim të rëndësishëm në luftën kundër HIV-it. Organizata synon që deri në fund të vitit 2028, në bashkëpunim me qeverinë amerikane, të sigurojë ilaçin për të paktën tre milionë persona.

Sipas planifikimeve, lenacapavir pritet të bëhet i disponueshëm në 120 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.