KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aeroporti i Tiranës me 6 milionë pasagjerë, i pari në rajon – Aeroporti i Prishtinës i katërti, Rama publikon statistika

Aeroporti i Tiranës me 6 milionë pasagjerë, i pari në rajon – Aeroporti i Prishtinës i katërti, Rama publikon statistika

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.

Rama në një postim në Facebook ka publikuar disa statistika, gjersa thekson se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson aeroportet e rajonit me 6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj, me një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026. 6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj, me një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025”, shkruan Rama.

Në bazë të këtyre statistikave të publikuara nga Rama, pas Tiranës vjen Aeroporti i Beogradit me 4.2 milionë, me një rritje prej 7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Pas Beogradit, vjen Aeroporti i Zagrebit me 2.2 milionë euro, ndërkaq Aeroporti i Prishtinës është i katërti në rajon me 2.1 milionë.

Më pas vjen Aeroporti i Shkupit, Splitit, Dubrovnikut, Podgoricës, Sarajevës, Lubjanës, etj.

Në grafikun e publikuar nga Rama nuk është bërë i ditur burimi fillestar i këtyre statistikave. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.