KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Aeroplani ‘përfshihet nga flakët teksa po ulej’ në aeroportin e Nepalit – pamje të evakuimit emergjent të pasagjerëve

Aeroplani ‘përfshihet nga flakët teksa po ulej’ në aeroportin e Nepalit – pamje të evakuimit emergjent të pasagjerëve

Një aeroplan i Turkish Airlines që mbante 277 pasagjerë dhe 11 anëtarë të ekuipazhit ‘u përfshi nga flakët’ gjatë uljes në aeroportin e Katmandusë të Nepalit të hënën.

Por, për fat të mirë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, askush nuk u lëndua.

Siç bëhet e ditur, aeroplani, i cili u nis nga Stambolli, u përfshi nga flakët pasi pati një shkëndijë në marshin e djathtë të uljes, sipas Gyanendra Bhul, një zëdhënës i autoritetit të aviacionit civil të Nepalit.

“Të gjithë në bord janë të sigurt, pjesa e shpëtimit ka mbaruar. Tani po hetojmë aksidentin”, tha Bhul për AFP-në.

Bhul tha se incidenti shkaktoi mbylljen e pistës së vetme të aeroportit për gati dy orë në mëngjes, por që atëherë është rihapur.

Disa fluturime hyrëse u pezulluan ndërsa pista u pastrua.

Vlerësimet fillestare tregojnë se tymi u shkaktua nga një mosfunksionim teknik në një tub hidraulik, ka bërë të ditur Yahya Ustun, zëvendës-presidenti i lartë i linjës ajrore për komunikime. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.