KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Aeroplani me Vulin dhe dy zyrtarë serbë i nisur drejt Rusisë kthehet mbrapsht, politikani serb: Kush po ik drejt Moskës?

Aeroplani me Vulin dhe dy zyrtarë serbë i nisur drejt Rusisë kthehet mbrapsht, politikani serb: Kush po ik drejt Moskës?

Avioni që po shkonte në Moskë është kthyer në Beograd, dyshohet se në bord ishin Vulin, Bajatoviq dhe Popoviq

Avioni i kompanisë ajrore Air Serbia, i cili sonte ishte nisur nga aeroporti “Nikola Tesla” në Beograd drejt Moskës, është kthyer në drejtim të Beogradit, raporton mediumi serb Nova.

Sipas informacioneve jozyrtare të këtij mediumi, në avionin me numër fluturimi JU134 ndodheshin presidenti i Lëvizjes së Socialistëve, Aleksandar Vulin, drejtori i kompanisë “Srbijagas”, Dusan Bajatovic, si dhe kryetari i Partisë Popullore Serbe (SNP), Nenad Popovic.

Avioni ishte nisur në orën 18:48 dhe kishte arritur deri në një qytet në jug të Lituanisë, kur, sipas raportimit, është dhënë urdhër që të kthehej në Beograd.

Arsyeja e kthimit dyshohet të ketë qenë siguria. Sipas burimeve të këtij mediumi të Beogradit urdhri për kthimin e avionit është dhënë nga drejtori i sigurisë korporative të Aeroportit të Beogradit.

Deri më tani, këto informacione mbeten jozyrtare dhe nuk ka konfirmim publik për identitetin e udhëtarëve apo arsyen e saktë të kthimit të avionit.

Rasti vjen pasi kryetari i Partisë Demokratike në Serbi, Srđan Milivojević, kishte publikuar më herët në rrjetin social X një pyetje lidhur me udhëtimin drejt Moskës: “Dhe kush është ai që sonte po ikën për në Moskë me fluturimin e orës 18:30?”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.