KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Admirali i NATO-s viziton Policinë, diskutohet për sigurinë e Kosovës

Admirali i NATO-s viziton Policinë, diskutohet për sigurinë e Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka pritur të mërkurën në takim admiralin George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, si dhe komandantin e ri të misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajorin Roberto Vergori.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe bashkëpunimin ndërmjet Policisë së Kosovës dhe misionit të KFOR-it.

Hoxha i ka njoftuar mysafirët për zhvillimet në fushën e sigurisë, ndërsa është diskutuar edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit me strukturat ndërkombëtare të sigurisë.

“Gjatë këtij takimi kolonel Hoxha i njoftoi ata rreth situatës së sigurisë në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë me misionin e KFOR-it në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, në takim janë trajtuar edhe tema të tjera me interes në fushën e sigurisë dhe avancimi i mëtejshëm i bashkëpunimit me Komandën e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli dhe misionin e KFOR-it.

“U diskutuan edhe tema të tjera me interes në fushën e sigurisë, si dhe avancimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit”, thuhet në njoftim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.