KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Administrata Trump kërkon bllokimin e rezultateve të zgjedhjeve në Alaskë – tregon arsyen

Administrata Trump kërkon bllokimin e rezultateve të zgjedhjeve në Alaskë – tregon arsyen

Administrata e presidentit Donald Trump iu drejtua gjykatës, duke kërkuar që të mos certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit për Senatin në Alaskë, në rast se kandidati republikan humbet, duke pretenduar se ekziston “konfuzion” për shkak të emrit të një kandidati tjetër.

Padia u paraqit në gjykatën federale në Anchorage dhe në të thuhet se Alaska “nuk do të përmbushë detyrimin e saj për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve” nëse certifikon “çdo rezultat zgjedhor të manipuluar për shkak të përfshirjes në fletën e votimit të Daniel J. Sullivan”, një kandidat i pavarur që ka të njëjtin emër me senatorin republikan Dan S. Sullivan, i cili synon të rizgjidhet.

Daniel J. Sullivan, një ish-punonjës i Shërbimit Pyjor të SHBA-së dhe mësues i shkollës fillore, paraqiti kandidaturën e tij më 29 maj, duke deklaruar qëllimin e tij për të zënë vendin e Dan S. Sullivan dhe për ta vënë “Alaskën të parën”, sipas faqes së tij të internetit.

“Dan Sullivan po kandidon kundër Dan Sullivan për vendin e Senatit të SHBA-së”, thuhet në të.

Në një intervistë, Dan J. Sullivan mohon se qëllimi i tij ishte të shkaktonte konfuzion ose të “vjedhte” votat nga Dan S. Sullivan. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.