KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

AC Milani bën hap të madh drejt Ligës së Kampionëve, mund Genoan

AC Milani bën hap të madh drejt Ligës së Kampionëve, mund Genoan

AC Milani i ka arkëtuar pikët e plota ndaj Genoas, në kuadër të xhiros së 37-të në Serie A.

“Rossonerët” që ishin në krizë rezultatesh u këndellën në periudhën më të mirë për të fituar me rezultat 1-2.

Genoa ishte skuadër më e mirë në pjesën e parë për të pasur disa raste shënimi që nuk ia dolën t’i finalizojnë.

Megjithatë, Milani e mori epërsinë falë Christopher Nkunku që realizoi nga pika e bardhë (50’).

Ndërsa, Christian Pulisic e vulosi fitoren pas asistimit të Athekame, ku amerikani shënoi nga afërsia (81’).

E tëra që arriti të bëjë Genoa ishte goli i nderit, realizuar nga Johan Vasquez (87’).

Milani kësisoj ka 70 pikë, dy më shumë se Como që renditet në pozitën e 68-të andaj ka nevojë edhe për një fitore që ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.