KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Abelard Tahiri nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

Abelard Tahiri nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

Abelard Tahiri nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i cili tha se do të qëndrojë pranë kryetarit të partisë, Bedri Hamza, për ta mbështetur në fushatën zgjedhore.

“Do të jem pranë Kryeministrit Bedri Hamza, duke mbështetur Partinë Demokratike të Kosovës për të arritur fitoren e merituar, një fitore që do ta çojë Kosovën përpara në rrugën e saj euroatlantike dhe do të forcojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai ka shprehur mirënjohje për votuesit dhe përkrahësit e PDK-së, duke theksuar se angazhimi i tij politik dhe përkushtimi ndaj vlerave demokratike do të vazhdojnë edhe pse nuk do të jetë në listën zgjedhore.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.