KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Abdyli: Lista Studentore nuk ndryshon shumë nga qëndrimet e Vuçiqit ndaj Kosovës (VIDEO)

Abdyli: Lista Studentore nuk ndryshon shumë nga qëndrimet e Vuçiqit ndaj Kosovës (VIDEO)

Gazetari Arientin Abdyli ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve në Serbi, fitoren e listës studentore dhe humbjen e Alleksandar Vuçiqit, duke folur edhe për ndikimin e mundshëm të këtyre zhvillimeve në raportet me Kosovën.

Në emisionin “Kosova Today”, Abdyli tha se nuk duhet të ketë optimizëm të tepruar për një ndryshim të qasjes së Serbisë ndaj Kosovës.

“Lista studentore nuk ndryshon shumë nga qëndrimet e Vuçiqit, kështu që nuk do të ishte shumë optimiste të pritej një ndryshim”, ka deklaruar ai.

Abdyli ka përmendur edhe rezultatet në disa qytete të Serbisë, duke thënë se nga 22 qytete të mëdha, Vuçiqi ka fituar në Vranjë dhe Leskovc, si dhe ka marrë mbështetje nga serbët e Kosovës dhe në mesin e votuesve në burgje.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.