KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Abdixhiku uron shqiptarët e Luginës për rezultatin: Dy mandate, me garën ende të hapur për të tretin

Abdixhiku uron shqiptarët e Luginës për rezultatin: Dy mandate, me garën ende të hapur për të tretin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për rezultatin e arritur në zgjedhje, ku sipas rezultateve preliminare, Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate, ndërsa gara mbetet e hapur për mandatin e tretë.

Përmes një mesazhi të publikuar nga LDK-ja, Abdixhiku e ka cilësuar këtë rezultat si arritje të rëndësishme për përfaqësimin politik të shqiptarëve të Luginës.

“Kur shqiptarët bashkohen, arritjet historike bëhen të mundshme!”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka uruar qytetarët e tri komunave, kandidatët për deputetë dhe subjektet politike pjesë e Koalicionit Shqiptar, duke theksuar rëndësinë e bashkimit të faktorit politik shqiptar në Luginë.

“Bashkimi i faktorit shqiptar në Luginë ka qenë gjithmonë qëllimi ynë. Për të jemi angazhuar me bindjen se interesat e përbashkëta janë më të mëdha se dallimet partiake”, ka deklaruar Abdixhiku.

Sipas tij, rezultati preliminar përkthehet në përfaqësim më të denjë dhe në një zë më të fuqishëm për shqiptarët e Luginës.

Kreu i LDK-së ka theksuar se merita për këtë rezultat u takon qytetarëve që kanë votuar dhe përfaqësuesve politikë që kanë arritur të bashkohen.

“Ky unitet duhet të vazhdojë edhe në përfaqësim, në mbrojtjen e të drejtave dhe në punën për të ardhmen e shqiptarëve në trojet e tyre”, ka shkruar ai.

Në fund, Abdixhiku ka ritheksuar se LDK-ja do të vazhdojë të mbështesë shqiptarët e Luginës dhe përpjekjet për bashkimin e tyre politik.

“LDK do të jetë përherë pranë shqiptarëve të Luginës dhe përkrah çdo përpjekjeje që i bashkon e ua forcon zërin”, ka përfunduar Abdixhiku. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.