KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Abdixhiku: Të thuash se LDK-ja është kundër UÇK-së, e ofendon edhe UÇK-në (VIDEO)

Abdixhiku: Të thuash se LDK-ja është kundër UÇK-së, e ofendon edhe UÇK-në (VIDEO)

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për Ligjin për Dhomat e Specializuara në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës.

Abdixhiku ka thënë se është e padrejtë, e turpshme dhe ofenduese të paraqitet LDK-ja si parti kundër UÇK-së.

“Kjo ndasi që bëhet është e padrejtë, është e turpshme, e thënë të drejtën, dhe ofenduese edhe vetë për UÇK-në, pra ofenduese edhe për vetë luftën. Po kur të thuhet se LDK-ja është kundër UÇK-së, ofendon edhe UÇK-në”, ka deklaruar Abdixhiku.

Duke folur për Dhomat e Specializuara, Abdixhiku ka rikujtuar se ato janë ndërtuar në atë mënyrë që të jenë të pavarura nga sistemet dhe ndërhyrjet politike në Kosovë.

 "Pra, edhe Dhomat e Specializuara në fillim janë nisur dhe ndërtuar në atë mënyrë që të jenë të pavarura nga sistemet dhe ndërhyrjet politike në Kosovë", deklaroi ai, njofton Klankosova.tv.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.