KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar sot në Prishtinë senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, të cilët i ka cilësuar si miq të çmuar të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kontributin e tyre në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë takimit, kreu i LDK-së ka theksuar nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik me ShBA-në, duke vënë në pah rëndësinë e forcimit të besimit dhe bashkëpunimit me aleatin kryesor të Kosovës.

“Kosovës i duhet ta forcojë besimin dhe bashkëpunimin me aleatin e saj më të rëndësishëm. Kjo kërkon përkushtim, përgjegjësi dhe veprime konkrete”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se miqësia me Shtetet e Bashkuara është pjesë e identitetit politik të LDK-së, duke nënvizuar se ruajtja dhe forcimi i kësaj marrëdhënieje mbetet një detyrë e përhershme.

“Për LDK-në, miqësia me Amerikën është pjesë e identitetit tonë. Ta ruajmë e ta forcojmë këtë miqësi është detyrë e përhershme”, ka deklaruar Abdixhiku.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.