KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Abdixhiku: Nuk ka takim të planifikuar me Kurtin

Abdixhiku: Nuk ka takim të planifikuar me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka të planifikuar ndonjë takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të LDK-së, Abdixhiku u shpreh shkurt para mediave, duke thënë se nuk ka zhvillime të reja për të raportuar.

“Dje pata konferencë, nuk kam çka të shtoj. Nuk ka asgjë tjetër të re”, deklaroi Abdixhiku.

Ndërkohë, deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, para takimit të grupit parlamentar deklaroi se mes LDK-së dhe LVV-së nuk ekziston asnjë marrëveshje për koalicion.

Megjithatë, ajo vlerësoi se posti i presidentit të vendit do të mund të shërbente si një mekanizëm për balancimin e pushteteve në Kosovë, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së ekuilibrave institucionalë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.