Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet të kërkojë falje për glorifikimin e një njeriu që ishte dënuar me nëntë vjet burg për vrasjen e 31 civilëve shqiptarë.
“Ivanoviq, njeriu që pushteti e Kurti e cilëson si kontribuues i një Kosovë shumëtnike ka qenë i dënuar për vrasjen e 31 civilëve shqiptarë, nga njeriu multietnik i shtetit.
A është ky ndryshimi që kemi pasur nevojë gjithë, që të amnistohen të korruptuarit, dhe të rehabilitohen kriminelët e luftës për më shumë pushtet?, ka thënë Abdixhiku në seancën e Kuvendit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përkujtoi politikanin serb, Oliver Ivanoviq, në pesë vjetorin e vrasjes së tij, duke thënë se ai ishte person i përkushtuar ndaj komunitetit të tij dhe “i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord”,.
Fjalët e zgjedhura të Kurtit për Ivanoviqin nxitën reagime të shumta në vend.