TË FUNDIT

    Gjermania ua lehtëson punësimin imigrantëve përmes tri rrugëve, përfshihet Kosova

    March 29, 2023

    Buzhala e Panduri replikojnë për intervistën e kryeministrit: A t’shkoj ta marr unë Kurtin, n’sa me ta shkarku?

    March 29, 2023

    Vitia krekoset me suksese të para dy vjetëve

    March 29, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»AAK shpreson se më 18 mars do të nënshkruhet marrëveshja e dakorduar në Bruksel
    Lajme

    AAK shpreson se më 18 mars do të nënshkruhet marrëveshja e dakorduar në Bruksel

    By A.JMarch 10, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë ia ka shprehur mbështetjen e saj për marrëveshjen e propozuar për normalizim të raporteve emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak. Madje, nga kjo parti shpresojnë se më 18 mars në Ohër do të nënshkruhet marrëveshja e dakorduar në mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e fundit në Bruskel.

    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini tha se këtë marrëveshje do ta mbështesin edhe kur të vijë për votim në Kuvendin e Kosovës.

    Gjini: AAK mbështet një marrëveshje të tillë mes Kosovës dhe Serbisë

    “Ne mendojmë se Kosova është në një moment të rëndësishëm edhe besojmë që mundet me ec përpara me një marrëveshje e cila është e propozuar. E kemi të qartë se do të ketë punë edhe në vazhdimësi, mirëpo mendojmë që në rrethanat të cilat gjendemi sot, Ballkani bota dhe gjitha çështjet tjera që na rrethojmë mendoj se është e vlefshme. Krytari Haradinaj e përcolli tek zotëri Lajçak edhe njëherë mendimin e Aleancës se mendojmë që ka të arritura serioze në këtë dokument e kuptojmë që është njohja dejure e Kosovë, mirëpo kuptojmë se marrëveshja përmban elemente të cilat i krijojnë marrëdhëniet krejt të reja në Ballkan e posaçërisht mes Kosovës dhe Serbisë…Janë sqaruar detaje të cilat e bëjnë më të sigurt secilin prej nesh për rrugën të cilin e kemi përpara si Kosovë. Nuk ka ndryshim prej qëndrimit të Aleancës e mbështesim një marrëveshje të këtillë mes Kosovës dhe Serbisë“, theksoi ai.

    Nënkryetari i AAK beson se më datën 18 mars në Ohër të dyja palët do ta nënshkruajnë marrëveshjen e propozuar.

    Ardian Gjini theksoi seankesi i kësaj marrëveshje po duket se ka të bëjë me sqarimin dhe garancat që kërkojnë palët në këtë proces.

    Gjini: Shpresojmë se me datën 18 do të arrihet marrëveshja

    “Ne shpresojmë që do të ketë përparim më datën 18, shpresojmë që ndoshta edhe të ketë marrëveshje më datën 18, ajo që e kemi kuptuar dhe që e dimë është se aneksi është më tepër sqarim për palët, marrëveshja është kjo marrëveshje që ekziston dhe është e qartë, ankesi po duket se ka më të bëjë me sqarimin dhe garancat që kërkojnë palët në këtë proces, por duhet ta shohim. Ka njerëz që i kanë parë disa drafte të aneksit është krejt në rregull por nuk mundemi definitivisht me dit krejt…Ne në Aleancë shpresojmë që do të ketë marrëveshje me datën 18 dhe do të ecim më tutje”, u shpreh Gjini.

    Gjini u shpreh se marrëveshje e dakorduar mes Kosovës dhe Serbisë i hap rrugë vendit përpara.

    Për kundërshtimet e partive opozitare, nënkryetari i AAK-së tha se nëse vetëm Kosova do të kishte mundësi ta draftonte këtë marrëveshje sigurisht që ajo do të ishte më ndryshe.

    Gjini: Rruga përpara për Kosovën hapet seriozisht fuqishëm nëse e mbërrijmë këtë marrëveshje

    “Duhet me i kuptua rrethanat në të cilat po punojmë ne, rrethanat në të cilat gjendet Kosova edhe kur i kemi të gjitha parasysh mendojmë se nuk është detyrimisht përfundimtarja por është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm përpara për Kosovën….Jemi të bindur si parti politike që rruga përpara për Kosovën hapet seriozisht fuqishëm nëse e mbërrijmë këtë marrëveshje. Tek partitë tjera politike opozitare shikoni ata i kanë qëndrimet e veta mendimet e veta munden me i thënë veç duhet me u kuptua sikur ta kishim draftua veç në marrëveshjen, ose sikur veç Kosova ta kish draftua marrëveshjen defintivisht kishte me qenë më ndryshe, por nuk duhet me kuptua mos me lënë perfekten që ne po synojmë me qenë armike e një të mire e një të hapi të madh përpara”, tha ai.

    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak para takimit me krerët e AAK-së zhvilloi një takim edhe me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi. Ndërsa, gjatë ditës pritet të takohet edhe me përfaqësues të LDK-së.

    Ndërsa, gjatë ditës së djeshme emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak u takua edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

    Takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve pritet të mbahet me 18 mars në Ohër.





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Gjermania ua lehtëson punësimin imigrantëve përmes tri rrugëve, përfshihet Kosova

    March 29, 2023

    Buzhala e Panduri replikojnë për intervistën e kryeministrit: A t’shkoj ta marr unë Kurtin, n’sa me ta shkarku?

    March 29, 2023

    Vitia krekoset me suksese të para dy vjetëve

    March 29, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Gjermania ua lehtëson punësimin imigrantëve përmes tri rrugëve, përfshihet Kosova

    By A.JMarch 29, 20230

    Gjermania të mërkurën i publikoi draft-reformat për imigrimin, trajnimin e shkathtësive dhe promovimin e imigrimit…

    Buzhala e Panduri replikojnë për intervistën e kryeministrit: A t’shkoj ta marr unë Kurtin, n’sa me ta shkarku?

    March 29, 2023

    Vitia krekoset me suksese të para dy vjetëve

    March 29, 2023

    Hoti godet Qeverinë Kurti: E tmerrshme, kjo s’na kishte ndodhur për 20 vjet

    March 29, 2023

    TË TJERA

    Netanyahu i kundërpërgjgjet Biden: Izraeli i merr vendimet vetë, nuk ndikohemi nga presionet

    March 29, 2023

    Olta “revoltohet” nga injorimi i Luizit: Është kafshë, është njeri i keq

    March 29, 2023

    “Unë po të pres!”, Bledi Mane nuk heq dorë nga Nita, urimi special i gazetarit për ditëlindjen e këngëtares

    March 29, 2023

    Berisha: Në 8 vjet kemi humbur 35% të popullsisë

    March 29, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Gjermania ua lehtëson punësimin imigrantëve përmes tri rrugëve, përfshihet Kosova

    March 29, 2023

    Buzhala e Panduri replikojnë për intervistën e kryeministrit: A t’shkoj ta marr unë Kurtin, n’sa me ta shkarku?

    March 29, 2023

    Vitia krekoset me suksese të para dy vjetëve

    March 29, 2023
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.