KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

A trashëgohet vetëkontrolli? Studimi zbulon ndikimin e prindërve te adoleshentët

A trashëgohet vetëkontrolli? Studimi zbulon ndikimin e prindërve te adoleshentët

Vetëkontrolli te adoleshentët mund të ndikohet ndjeshëm nga aftësia e prindërve për të kontrolluar sjelljen dhe për t’i rezistuar tundimeve të momentit në funksion të objektivave afatgjata, sipas një studimi të Universitetit të Virxhinias Perëndimore në SHBA, shkruan focus It.

Studiuesit analizuan 213 adoleshentë dhe prindërit e tyre, duke vërejtur ngjashmëri në mënyrën se si ata ushtrojnë vetëkontroll në situata të ndryshme të jetës së përditshme.

Megjithatë, studiuesit nuk kanë përcaktuar nëse kjo ngjashmëri vjen kryesisht nga trashëgimia gjenetike apo nga përvetësimi i sjelljeve të vërejtura te prindërit.

Sipas tyre, të dy faktorët mund të luajnë rol në zhvillimin e vetëkontrollit.

Studimi evidentoi lidhje mes disiplinës së prindërve dhe sjelljes së fëmijëve në fusha të ndryshme. Për shembull, kur nënat tregoheshin të disiplinuara në punë, edhe fëmijët shfaqnin më shumë disiplinë në shkollë.

Po ashtu, vetëkontrolli i përgjithshëm i baballarëve lidhej me një menaxhim më të përgjegjshëm të parave nga ana e fëmijëve.

Lidhja më e fortë u vu re në fushën e shëndetit. Prindërit që ushqeheshin shëndetshëm, flinin mjaftueshëm dhe kryenin aktivitet fizik kishin më shumë gjasa të kishin fëmijë që ndiqnin të njëjtat zakone.

Gjetjet sugjerojnë se familja luan një rol të rëndësishëm në formimin e zakoneve dhe të aftësisë për vetëkontroll gjatë adoleshencës.

Përveç ndikimit të mundshëm gjenetik, shembulli i përditshëm i prindërve mund të ndihmojë në zhvillimin e sjelljeve të shëndetshme dhe të përgjegjshme te fëmijët. /atsh

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.