Ledri Vula ka qenë i ftuar për të performuar në dasmën e vëllait të Bebe Rexhës, dasma e cila ka bërë xhiron kudo në rrjet.
Reperi shqiptar dhe artistja janë parë madje duke vallëzuar në një video e cila është shpërndarë kudo në internet.
Ledri madje përveç se u pa në dasmë pati ndarë në Instagram disa pamje me artisten shqiptare me famë ndërkombëtare, ku dyshja shihen duke biseduar dhe pozuar së bashku gjatë festës.
Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se gjatë dasmës së vëllait të Bebe Rexhës, këngëtarja dhe Ledri kanë qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit duke ngritur shumë dyshime.
E pas afrimititetit të tyre, ka qarkulluar në rrjetet sociale edhe një fotografi e Bebës dhe Ledrit në rrugë, të kapur përdorë, duke habitur ndjekësit nëse fotoja është reale apo, e gjeneruar me AI.
Autenticiteti i fotografisë nuk është konfirmuar dhe nuk përjashtohet mundësia që ajo të jetë e modifikuar ose e krijuar me inteligjencë artificiale (AI)
Nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për relacionin e tyre dhe nëse ka lindur një romancë te dyshja por mbetet të shihet ditëve në vijim.
Si këngëtarja dhe reperi nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë zyrtare që konfirmon natyrën e relacionit të tyre.

