Ëndrra për të pasur një banesë në bregdet mund të bëhet realitet për klientët e Bankës Ekonomike. Përmes kampanjës së depozitave, klientët përfitojnë norma preferenciale të interesit dhe njëkohësisht mundësinë për të fituar shpërblime me vlerë.
Për të katërtin vit me radhë, Banka Ekonomike vazhdon traditën e lojës shpërblyese, ku çmimi kryesor është një banesë në bregdet. Përzgjedhja e fituesit do të bëhet në janar të vitit 2027.
Pjesë e lojës mund të bëhet çdo klient që afatizon së paku 10.000 euro për një periudhë prej 12, 24 ose 36 muajsh. Për çdo 10.000 euro të afatizuara, klienti përfiton një kupon për pjesëmarrje, me një limit maksimal prej 20 kuponësh.
Banesë në bregdet dhe shpërblime të tjera
Krahas çmimit kryesor të kampanjës, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të fitojnë edhe:
- 2 x iPhone 17 Pro Max
- Dy laptopë
- Dy televizorë Smart
- Dy pajisje iPad
- Dy Gift Card nga KS Siguria, në vlerë prej 200 eurosh secila
- Dy Gift Card nga Lindex, në vlerë prej 200 eurosh secila
Norma preferenciale për kursimet tuaja
Përveç pjesëmarrjes në lojën shpërblyese, klientët përfitojnë edhe interes nga shuma e afatizuar, varësisht nga periudha e zgjedhur.
Për një depozitë prej 10.000 eurosh të afatizuar për 12 muaj, norma e interesit është 1,8%. Interesi bruto arrin në 180 euro, ndërsa pas tatimit prej 10%, klienti përfiton 162 euro interes neto. Norma efektive e interesit është 1,800%.
Në rast të afatizimit për 24 muaj, norma e interesit është 1,7%. Interesi bruto arrin në 340,47 euro, tatimi është 34,05 euro, ndërsa interesi neto është 306,42 euro. Norma efektive e interesit për këtë periudhë është 1,686%.
Për afatizimin e shumës prej 10.000 eurosh për 36 muaj, aplikohet norma e interesit prej 1,6%. Interesi bruto është 480,44 euro, tatimi arrin në 48,04 euro, ndërsa interesi neto është 432,39 euro. Norma efektive e interesit është 1,575%.
Kampanja u mundëson klientëve që, krahas planifikimit të së ardhmes financiare, të bëhen pjesë e një loje me shpërblime që mund t’u sjellin shumë më tepër nga kursimet e tyre.
Mos e humbni mundësinë që kursimet t’ju afrojnë drejt shtëpisë që keni ëndërruar.
Banka Ekonomike – aty ku kursimet mund t’i bëjnë ëndrrat realitet.
Për më shumë informata rreth kampanjës dhe kushteve të pjesëmarrjes:
Numrat kontaktues: 038 500 500 dhe 049 733 322
Email: kujdesindajklientit@bekonomike.com
Më shumë detaje:
https://bekonomike.com/a-po-don-me-rrnu-ndeti/
Gjithashtu, mund të vizitoni degën më të afërt të Bankës Ekonomike.
