KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

A mund të zhduken vetë venat e zgjeruara? Çfarë duhet të dini para se të shfaqen komplikimet

A mund të zhduken vetë venat e zgjeruara? Çfarë duhet të dini para se të shfaqen komplikimet

Rëndesa në këmbë, ënjtja rreth kyçeve dhe venat më të dukshme në mbrëmje mund të jenë shenja që kërkojnë kontroll me kohë

Sipas Cleveland Clinic, te pamjaftueshmëria kronike venoze trajtimi nuk mund ta kthejë pas dëmtimin e valvulave të venave, por mund t’i lehtësojë simptomat dhe, në disa raste, të largojë ose të mbyllë venat e dëmtuara që gjaku të mos kalojë më nëpër to.

Arsyeja qëndron në mënyrën si funksionojnë venat. Ato e kthejnë gjakun nga këmbët drejt zemrës me ndihmën e valvulave të vogla, të cilat pengojnë kthimin e gjakut mbrapa. Kur këto valvula dobësohen, gjaku grumbullohet në venë, presioni rritet, ndërsa vena zgjerohet dhe bëhet e dukshme.

Ajo që shpesh shihet si problem estetik, në të vërtetë është çrregullim i qarkullimit.

Shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Nëse venat janë më të dukshme në mbrëmje sesa në mëngjes, nëse shihni vijëzime të kaltërta ose vjollcë nën lëkurë, sidomos në pjesën e poshtme të këmbëve ose pas gjurit, është mirë të bëni një kontroll.

Rëndesa në këmbë, ndjesia e tendosjes, djegia, ngërçet gjatë natës dhe ënjtja rreth kyçeve mund të jenë shenja të hershme të sëmundjes kronike venoze. Këto simptoma shpesh përkeqësohen gjatë ditës, pas qëndrimit të gjatë ulur ose në këmbë.

Kremrat dhe xhelat mund ta lehtësojnë përkohësisht ndjenjën e lodhjes, por nuk i riparojnë valvulat e dëmtuara dhe nuk e rikthejnë venën në gjendjen e mëparshme, transmeton Telegrafi.

Çfarë mund ta ndalë përparimin e sëmundjes

Edhe pse vena e dëmtuar nuk mund të “riparohet” nga brenda, simptomat mund të lehtësohen dhe përparimi i sëmundjes mund të ngadalësohet. Ndihmojnë lëvizja e rregullt, shmangia e qëndrimit të gjatë ulur ose në këmbë, kontrolli i peshës trupore dhe përdorimi i çorapeve medicinale kompresive.

Kur sëmundja është më e avancuar, mjekësia moderne ofron metoda minimalisht invazive, si mbyllja e venës me laser ose teknika të tjera që e përjashtojnë venën e dëmtuar nga qarkullimi. Gjaku më pas kalon nëpër venat e shëndetshme.

Këto procedura zakonisht nuk kërkojnë rikuperim të gjatë dhe shumë pacientë mund t’u kthehen aktiviteteve të përditshme shpejt pas ndërhyrjes.

Pse venat duket sikur “kthehen” pas trajtimit

Pas trajtimit, zakonisht nuk kthehet e njëjta venë. Ajo është mbyllur ose larguar nga qarkullimi. Por, nëse ekziston predispozita, ndryshimet mund të shfaqen në vena të tjera.

Prandaj janë të rëndësishme kontrollet afatgjata, kujdesi për qarkullimin dhe reagimi në kohë.

Venat e zgjeruara nuk duhet pritur derisa të shfaqen komplikime si plagët venoze ose tromboza. Sa më herët të diagnostikohen dhe trajtohen, aq më i thjeshtë është kontrolli i sëmundjes. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.