KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

‘A mendon se je vetë djalli?’: Pamje që tregojnë Epstein në një intervistë, ku ai përballet me disa pyetje të vështira

‘A mendon se je vetë djalli?’: Pamje që tregojnë Epstein në një intervistë, ku ai përballet me disa pyetje të vështira

Pas publikimit të mijëra dosjeve që lidhen me Jeffrey Epstein, është shfaqur një video tronditëse.

Më shumë se tre milionë dokumente u publikuan nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë të premten.

Disa nga dosjet përmbanin foto dhe pamje të ndryshme, por një video e vetë Jeffrey Epstein duke u intervistuar është rizbuluar gjithashtu, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sky News ndau pamjet e Epstein duke u filmuar për një intervistë, ku ai përballet me disa pyetje të vështira.

Megjithatë, sipas mediave të huaja, nuk dihet se kur ose ku janë filmuar pamjet, ose pse.

Gjatë intervistës, Epstein shfaqet i veshur me një këmishë të zezë dhe me syze, kur pyetet nëse paratë e tij janë ‘para të pista’.

Ai këmbëngul: “jo, nuk janë”, dhe kur e shtyjnë të thotë pse nuk janë, Epstein është i vendosur ‘sepse i kam fituar’.

– YouTube www.youtube.com

Intervistuesi thotë se pasuria e tij e madhe u fitua nga vepra të errëta, duke përfshirë ‘këshillimin e njerëzve më të këqij në botë që bëjnë gjëra të këqija të mëdha’.

Epstein përpiqet ta injorojë këtë temë, duke thënë se ‘etika është gjithmonë një temë e ndërlikuar’ dhe këmbëngul se i ka bërë “mirë” paratë e tij.

Si një shembull, ai tha se dhuroi shuma parash për të trajtuar viktimat e poliomelitit në Pakistan dhe Indi.

Ndërkohë, intervistuesi i thotë: “A mendon se je vetë djalli?”.

Më pas Epstein përgjigjet: “…Jo, djalli më tremb”.

Epstein u gjet i vdekur në një qeli burgu në gusht 2019, në moshën 66 vjeç, pasi u arrestua për akuza për trafikim seksual.

Tre milionë dokumentet janë ende duke u shqyrtuar, me më shumë emra që shfaqen dhe njerëz që kërkojnë konfirmim se kush e vizitoi ‘Ishullin Epstein’ famëkeq. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.