Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Petrova: Pranimi i Maqedonisë në BE duhet të shqyrtohet në institucionet evropiane dhe në procedurat e përcaktuara

    September 25, 2026

    Rita Ora dhe Taika Waititi duken në disponim të mirë, teksa largohen bashkë pas një mbrëmje romantike në Los Angeles

    September 25, 2026

    Lojtari i Izraelit kap flamurin e këndit dhe bën sikur lëshon raketë, përfundon me përjashtim nga loja

    September 25, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Petrova: Pranimi i Maqedonisë në BE duhet të shqyrtohet në institucionet evropiane dhe në procedurat e përcaktuara
    • Rita Ora dhe Taika Waititi duken në disponim të mirë, teksa largohen bashkë pas një mbrëmje romantike në Los Angeles
    • Lojtari i Izraelit kap flamurin e këndit dhe bën sikur lëshon raketë, përfundon me përjashtim nga loja
    • Vjosa Osmani merr pjesë në gala mbrëmjen e Albanian-American Relations Council në SHBA, takohet me Wesley Clark
    • Dy nga gjenerata e vjetër e dy nga e reja, katër yje të Kosovës shikuan ndeshjen bashkë me presidentin e FFKS-së, Agim Ademin
    • Meta prezanton varësen me AI “Muse Charm”
    • Nikolloski: Nga marsi 2027 do të fillojnë fluturimet direkte Shkup – Dubai
    • Pas transformimit, Wayne Rooney tregon se a ka përdorur injeksione për të humbur peshë
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, September 25
    • Ballina
    • Lajme

      Gjetën pushkë gjuetie, pistoleta, armë të gjatë e 836 fishekë – Policia interviston dy të dyshuarit në Gjilan, një tjetër në kërkim

      September 25, 2026

      Dyshohet se dhunoi një grua në Istog, rasti po hetohet

      September 25, 2026

      Dy të arrestuar në Prishtinë për kanosje

      September 25, 2026

      Kuvendi i Gjilanit miraton shtatë propozime për pronat komunale

      September 25, 2026

      Sot mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

      September 25, 2026
    • Bota
    • Sport
    • Zgjedhjet

      Hapen qendrat e votimit në Saksoni-Anhalt, ndërsa AfD parashikohet të fitojë zgjedhjet shtetërore

      September 6, 2026

      KDI mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e dispozitave të kundërligjshme në Rregulloren e KQZ-së për Vëzhguesit e Zgjedhjeve

      August 3, 2026

      KQZ pritet të certifikojë më 8 korrik rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

      July 7, 2026

      Kurti: Pas certifikimit të rezultateve do të nisim diskutimet për formimin e institucioneve të reja

      June 24, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026
    • Moti

      Moti në Shqipëri, vranët dhe reshje shiu

      September 25, 2026

      Mot i vranët dhe reshje të dobëta shiu

      September 25, 2026

      DPHM: Nesër mot me shi dhe më i ftohtë

      September 24, 2026

      Mot i vranët, vende-vende reshje shiu

      September 23, 2026

      Moti në Shqipëri, reshje lokale shiu dhe shtrëngata

      September 22, 2026
    • Video
    • Showbiz
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Florin lata

    A ki naj lidhje?

    korrektpressBy korrektpressSeptember 19, 2026 Florin lata 5 Mins Read
    A ki naj lidhje?
    A ki naj lidhje?
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Florin Lata

    Para disa javësh, gjatë një vizite në Zvicër, një mik më njohu me disa bashkatdhetarë që merreshin me biznes atje dhe kishin filluar projekte edhe në Kosovë. Kur morën vesh se jam avokat, biseda kaloi te problemet që po hasnin me institucionet tona. Pas pak, më pyetën nëse njihja dikë që mund t’ua kryente punën me para.

    U thashë se jam avokat, jo sekser. Filluan të qeshnin, duke nxjerrë përfundimin se, në atë rast, nuk po mundesha t’u kryeja punë.

    Bindja se në Kosovë çdo punë kryhet përmes lidhjeve ose korrupsionit është shumë e përhapur. Në praktikën time si avokat kam zgjidhur çështje përmes procedurave të rregullta, pa ndërmjetës dhe pa pagesa të paligjshme. Megjithatë, njerëzit që e kanë krijuar bindjen e kundërt shpesh e kanë të vështirë të më besojnë.

    Nuk pretendoj se korrupsioni nuk ekziston apo se institucionet tona funksionojnë siç duhet. Ka korrupsion, vonesa dhe padrejtësi që e kanë dëmtuar rëndë besimin e qytetarëve. Por rruga ligjore, sado e ngadaltë dhe e vështirë, nuk është e pakuptimtë. Përgjegjësia kryesore për ta bërë atë të besueshme u takon institucioneve. Përvoja e keqe me to nuk mund të bëhet arsye që ne vetë ta kërkojmë rrugën korruptive.

    Ambicia jonë për Kosovën duhet të jetë një shtet ku qytetari nuk ka nevojë të njohë dikë për ta marrë atë që i takon me ligj, ku një i ri përparon për shkak të aftësive të tij dhe ku një biznes mund të rritet pa mbështetje politike. Një shtet ku njeriu ka arsye të investojë në punë e dije, jo në njohje.

    Korrupsioni dhe nepotizmi janë pengesa për këtë ambicie. Kur një tender jepet kundrejt mitos, rrezikojmë të marrim një rrugë të ndërtuar keq. Kur një inspektor merr para për të mos kontrolluar ushqimin, vë në rrezik shëndetin e njerëzve. Kur një profesor jep notë pa meritë, e zhvlerëson dijen. Kur një gjyqtar vendos nën ndikimin e korrupsionit, dëmton edhe besimin se drejtësia mund të arrihet përmes ligjit.

    Dëmi i nepotizmit nuk përfundon te konkursi. Kur një mësimdhënës i dobët ose i pamotivuar punësohet përmes lidhjeve, vendin ia merr një kandidati më të aftë, ndërsa fëmijëve ua cenon mundësinë për arsim më cilësor. Kur vendimet blihen dhe pozitat përgjegjëse mbushen me njerëz të papërgatitur, dobësohet edhe aftësia e shtetit për t’i mbrojtur qytetarët dhe interesat e veta.

    A është kjo Kosova që duam?

    Korrupsionin e dënojmë kur na dëmton, por nganjëherë e shohim si zgjidhje kur na duhet neve një vend pune, një leje, një tender apo një vendim. Nepotizmin e kundërshtojmë kur përfiton dikush tjetër, por mund t’i përdorim të njëjtat lidhje për familjarin tonë. E kërkojmë ligjin kur na mbron, ndërsa kur na pengon, kërkojmë përjashtim.

    Nuk mund të ndërtojmë shtet duke kërkuar rregull për të tjerët dhe përjashtim për veten.

    Të kërkosh këshillë, të angazhosh avokat apo të kërkosh që institucioni ta kryejë detyrën e vet është krejtësisht e ligjshme. Dallimi është nëse po kërkon zbatimin e ligjit apo një përfitim që nuk të takon.

    Përgjegjësia më e madhe u takon atyre që ushtrojnë pushtet. Kush vendos për paratë publike, punësimet, tenderët apo të drejtat e qytetarëve, duhet ta dijë se pushteti nuk i është dhënë për t’u pasuruar në kurriz të të tjerëve. Një ditë, fëmijët e një zyrtari mund ta pyesin se si e ka krijuar pasurinë dhe si e ka financuar jetën e luksit me të ardhurat që ka pasur. Nëse ajo pasuri është krijuar përmes korrupsionit, çfarë do t’u thotë? Korrupsioni mund të japë para dhe ndikim për një kohë, por një ditë mund ta poshtërojë njeriun para njerëzve që i ka më të dashur.

    Edhe ne duhet ta ndryshojmë mënyrën si e vlerësojmë suksesin. Pasuria e krijuar me punë, dije dhe ndërmarrësi meriton respekt. Por kur është vërtetuar se dikush është pasuruar përmes korrupsionit, nuk duhet ta lavdërojmë si «të zotin» vetëm pse ka bërë shumë para.

    Kam një mik që ishte zgjedhur asambleist në një komunë të Kosovës. Pas katër vitesh në atë detyrë, doli më varfër sesa kur kishte hyrë. Në vend që kjo të shihej si diçka normale për një njeri që ka ushtruar një funksion publik, shumë njerëz e përqeshnin. “Nëse nuk je për veti, nuk je për askënd tjetër”, i thoshin. Mandatin tjetër nuk i fitoi votat.

    Nuk e di sa ka ndikuar ky perceptim në rezultatin e tij zgjedhor, por reagimi tregon diçka shqetësuese. Nëse një njeri hyn në politikë dhe del më i pasur, shpesh dyshojmë se ka përfituar nga pushteti. Nëse del më i varfër, mund ta përqeshim se nuk ka ditur të përfitojë. Çfarë standardi po krijojmë kështu?

    Nëse duam njerëz të ndershëm në institucione, duhet të krijojmë edhe një shoqëri që e vlerëson ndershmërinë e tyre. Të mos e admirojmë të korruptuarin, ta arsyetojmë me fjalët «ashtu bëhen punët» apo ta kërkojmë ndihmën e tij kur na duhet neve.

    Për lirinë dhe shtetin tonë janë dhënë edhe jetë. Sot na kërkohet shumë më pak: të heqim dorë nga një lidhje, një përfitim i padrejtë apo një pagesë e paligjshme që e dobëson atë shtet.

    Sot, ndershmëria mund të duket edhe te zyrtari që refuzon miton, mësimdhënësi që nuk e jep notën pa meritë, gjyqtari që vendos sipas ligjit edhe kur përballet me presion, apo qytetari që nuk e përdor lidhjen për të marrë atë që nuk i takon. Këta njerëz nuk bëjnë sakrificën e atyre që dhanë jetën për liri. Por me ndershmërinë e tyre ndihmojnë që ajo sakrificë të ketë kuptim në shtetin që po ndërtojmë.

    Ambicia për shtet nuk mund të mbetet vetëm te krenaria për atë që kemi arritur të krijojmë. Ajo duhet të shihet edhe te gatishmëria jonë për ta mbrojtur atë që kemi ndërtuar.

    TË TJERA

    Fëmijët tanë nuk janë budallenj

    I këqyr punët e mia

    “Nuk më intereson shumë shkolla, sepse sapo të bëhem 18 vjeç, kam me dalë në Gjermani”!

    Kosova është e varfër, por kosovari si e sheh veten?

    LEXO GJITHASHTU

    Petrova: Pranimi i Maqedonisë në BE duhet të shqyrtohet në institucionet evropiane dhe në procedurat e përcaktuara

    September 25, 2026

    Rita Ora dhe Taika Waititi duken në disponim të mirë, teksa largohen bashkë pas një mbrëmje romantike në Los Angeles

    September 25, 2026

    Lojtari i Izraelit kap flamurin e këndit dhe bën sikur lëshon raketë, përfundon me përjashtim nga loja

    September 25, 2026

    Vjosa Osmani merr pjesë në gala mbrëmjen e Albanian-American Relations Council në SHBA, takohet me Wesley Clark

    September 25, 2026
    TË TJERA

    Dy nga gjenerata e vjetër e dy nga e reja, katër yje të Kosovës shikuan ndeshjen bashkë me presidentin e FFKS-së, Agim Ademin

    September 25, 2026

    Meta prezanton varësen me AI “Muse Charm”

    September 25, 2026

    Nikolloski: Nga marsi 2027 do të fillojnë fluturimet direkte Shkup – Dubai

    September 25, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.