KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

A ka rrezik nga EHKK? Autoritetet në Malishevë japin përgjigjen

A ka rrezik nga EHKK? Autoritetet në Malishevë japin përgjigjen

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka mbajtur sot takimin e radhës, ku është vlerësuar gjendja epidemiologjike në komunë. Sipas vlerësimeve zyrtare, situata mbetet e qetë dhe nën kontroll të plotë.

Takimi është drejtuar nga kryesuesi i shtabit, Amrush Helshani, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi në Komunën e Malishevës, ndërsa anëtarët e shtabit kanë raportuar për aktivitetet e realizuara deri më tani në kuadër të masave parandaluese.

Gjatë mbledhjes është diskutuar për fushatat e vetëdijesimit të qytetarëve, trajtimin e rasteve të thumbimeve nga rriqrat, procesin e dezinsektimit, si dhe repelimin e kafshëve, masa këto të parapara në Strategjinë Kombëtare për Luftimin dhe Parandalimin e EHKK-së.

Sipas të dhënave të prezantuara, gjendja aktuale vlerësohet si e menaxhueshme dhe pa rrezik të shtuar për qytetarët. Deri më tani, në Komunën e Malishevës nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.