Një ofertë speciale me 15% zbritje është lansuar në treg nga Ventoro Motors, duke përfshirë pesë nga modelet më të njohura të Aprilia-s, e vlefshme vetëm për pesë blerësit e parë.
Fushata vjen si reflektim i suksesit të markës italiane në garat ndërkombëtare, ku ka arritur pesë fitore radhazi në pesë gara.
Në këtë ofertë përfshihen disa nga modelet më të njohura të gamës Aprilia. RS 660 vjen me çmim të reduktuar nga 12,490€ në 10,616€, Tuareg 660 nga 13,990€ në 11,892€, Tuono 457 nga 7,790€ në 6,621€, RS 125 nga 5,590€ në 4,672€, ndërsa Tuono V4 1100 nga 18,490€ në 14,444€. Secili model mbulon segmente të ndryshme të përdorimit, nga performanca sportive deri te aventurat dhe lëvizja urbane.
Zhvillimi i këtyre modeleve bazohet në teknologji të testuar në MotoGP, aerodinamikë të avancuar dhe standarde të larta kontrolli, elemente që ndikojnë drejtpërdrejt në performancën dhe sigurinë gjatë ngasjes.
Oferta është e kufizuar dhe vlen vetëm për pesë blerësit e parë për secilin model, ndërsa të interesuarit mund të marrin informata shtesë dhe të bëjnë rezervime përmes numrit kontaktues: 045 600 456.