KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

A është fejuar? Bes Kallaku ngre dyshime me postimin e fundit

A është fejuar? Bes Kallaku ngre dyshime me postimin e fundit

Një postim i fundit i Bes Kallakut ka bërë që ndjekësit të nisin të hamendësojnë për një zhvillim të ri në jetën e tij sentimentale.

Në fotografinë e publikuar, aktori shihet në një moment lutjeje, ndërsa vëmendjen e ka marrë një unazë që mban në gisht.

Për ta shoqëruar imazhin, Besi ka zgjedhur këngën “Happiest Year” të Jaymes Young dhe ka shkruar: “Faleminderit Zot”.

Detajet e postimit kanë mjaftuar për të nxitur komentet dhe pyetjet e fansave.

Shumë prej tyre po përpiqen të kuptojnë nëse unaza lidhet me një ngjarje të rëndësishme personale.

Prej kohësh, Besi është në një lidhje me Ejonën, për të cilën ka folur edhe publikisht.

Ai ka treguar se ajo ka sjellë një ndryshim të madh në jetën e tij dhe e ka ndihmuar të rikthejë gëzimin pas një periudhe të vështirë.

Kallaku i ka bërë edhe një dedikim të veçantë përmes një tatuazhi me emrin e saj, duke e shoqëruar me një datë dhe një frazë personale.

Pavarësisht vëmendjes së madhe, dyshja vazhdon të jetë e rezervuar për detajet e marrëdhënies. Ata kanë preferuar të mos e ekspozojnë plotësisht jetën e tyre private. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.