Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Jo të gjithë punonjësit e AI-së besojnë se inteligjenca artificiale mund të zhdukë njerëzimin

    September 20, 2026

    Volvo rikthen butonat fizikë në vetura: Ekrani nuk është zgjidhja për gjithçka

    September 20, 2026

    Akuzë kundër gjashtë personave në rastin e lejeve për vozitje të falsifikuara

    September 20, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Jo të gjithë punonjësit e AI-së besojnë se inteligjenca artificiale mund të zhdukë njerëzimin
    • Volvo rikthen butonat fizikë në vetura: Ekrani nuk është zgjidhja për gjithçka
    • Akuzë kundër gjashtë personave në rastin e lejeve për vozitje të falsifikuara
    • Autobusi me nxënës përplaset me një shkëmb në Mal të Zi, ka të lënduar
    • 42 kilometra për t’u sfiduar: Prishtina mbushet me mijëra vrapues
    • Hap i ri për bizneset kosovare, Kosova pjesë e ATA Carnet
    • “Po familja e Rexhes?” – Hamza përgjigjet pas kritikave për mosvizitë: Ju kam shkruar, pres të takohemi
    • Angelina Jolie dhe Salma Hayek rrëfejnë si lindi miqësia e tyre gjatë “Without Blood”
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Sunday, September 20
    • Ballina
    • Lajme

      Penelope Cruz shfaqet elegante në premierën e “The Invite”

      September 20, 2026

      Shoferi arratiset nga kontrolli policor, vetura përfundon e aksidentuar

      September 20, 2026

      Sulmoi nusen, arrestohet një grua në Malishevë

      September 20, 2026

      Përleshje në Prizren, lëndohet një polic dhe arrestohen katër persona

      September 20, 2026

      Mosmarrëveshje mes vjehrrës dhe resë në Prishtinë, dy të dyshuarat shoqërohen në polici

      September 20, 2026
    • Bota
    • Sport
    • Zgjedhjet

      Hapen qendrat e votimit në Saksoni-Anhalt, ndërsa AfD parashikohet të fitojë zgjedhjet shtetërore

      September 6, 2026

      KDI mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e dispozitave të kundërligjshme në Rregulloren e KQZ-së për Vëzhguesit e Zgjedhjeve

      August 3, 2026

      KQZ pritet të certifikojë më 8 korrik rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

      July 7, 2026

      Kurti: Pas certifikimit të rezultateve do të nisim diskutimet për formimin e institucioneve të reja

      June 24, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026
    • Moti

      Diell e vranësira, pasdite priten reshje shiu dhe rrufe

      September 20, 2026

      Super El Nino po merr fuqi – kur priten reshjet e para të borës?

      September 19, 2026

      Moti në Shqipëri, vranët me reshje shiu

      September 19, 2026

      Moti në fundjavë, vranësira e vende-vende reshje shiu

      September 19, 2026

      Moti në Shqipëri, reshje të izoluara shiu

      September 18, 2026
    • Video
    • Showbiz
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Dje më e mira, sot më e pështira

    Dje më e mira, sot më e pështira

    korrektpressBy korrektpressJune 20, 2026 Donald trump 5 Mins Read
    Dje më e mira, sot më e pështira
    Dje më e mira, sot më e pështira
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Mbi afatin e shkurtër të miqësisë me Donald Trumpin: rasti i duhanpirëses së deridjeshme Giorgia Meloni.

    Nga Samiti i G7 (domethënë: shteteve më të rëndësishme industriale në botë), i cili u mbajt në Evian (kështu quhet edhe një ujë tryeze), u kuptua një gjë: Giorgia Meloni e ka lënë duhanin. E tha vetë. Në Samitin e G7.

    Nëse i reziston joshjes për t’iu rikthyer ndezjes së cigares, atëherë Giorgia Meloni nuk do t’i ngjajë Zeno Cosinit, personazhit të romanit «Ndërgjegjja e Zenos», shkruar nga shkrimtari Italo Svevo. Zeno Cosini është kampion i njeriut që jeton sipas parimit: punën e sotme lëre për nesër, e kur të bëhet nesër, lëre për pasnesër. Kështu vepron edhe me synimin për të lënë duhanin. Romani përfundon, e tymi i cigares vazhdon. Edhe autori Italo Svevo mbeti duhanxhi deri në fund të jetës së tij. Ishte një fund tragjik: Svevo vdiq në një aksident trafiku. Italo Svevo dhe Aleksandër Moisiu ndajnë diçka të përbashkët: të dy u lindën në Trieste. Bustet e tyre qëndrojnë në parkun e qytetit.

    Samiti i G7 nuk do të hyjë në histori vetëm për lajmin se Giorgia Meloni i tha lamtumirë cigares. Dhe kjo ka të bëjë me Donald Trumpin. Presidenti amerikan i tha një televizioni italian se Giorgia Meloni i ishte lutur të bënin një fotografi bashkë. Trump tha se nuk donte të bënte fotografi me Melonin, por i kishte ardhur keq ta refuzonte.

    Giorgia Meloni, një version italian i Shote Galicës (pa plis) dhe me zë të ngjirur si Gianna Nannini, nuk ngurroi t’i përgjigjet Trumpit: e quajti gënjeshtar, i tha se as ajo, as Italia nuk bien kurrë në nivelin e lypësit.

    Kjo është tani tema kryesore në Itali.

    Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, anuloi një vizitë në SHBA.

    Po ashtu u anulua një forum ekonomik italo-amerikan në Florida.

    Ministri i Jashtëm tha se llafet e Trumpit ishin «të rënda» dhe «fyese».

    Presidenti Sergio Mattarella u solidarizua me kryeministren Meloni.

    Në mbrëmjen e së premtes Trump e vazhdoi polemikën. Tha se Meloni ishte një adhuruese e tij, por «s’më duhet si adhuruese, sepse nuk ishte këtu kur bëhej fjalë për Ngushticën e Hormuzit».

    Meloni (dhe shumë burrështetas evropianë) nuk i duartrokitën intervenimit të Trumpit kundër Iranit me argumentin se bëhej fjalë për një aksion pa plan.

    Këtë javë Trump nënshkroi një gjysmëmarrëveshje me Iranin për të ikur nga aventura persiane. Mediat serioze perëndimore këtë dakordim e quajnë më shumë dorëzim të Trumpit, i cili, kur i nisi avionët për të sulmuar regjimin iranian, tha se liria për popullin e Iranit ishte shumë afër. Atëbotë disa politikane e politikanë në Kosovë thanë po ashtu se «liria për popullin e Iranit është afër», pastaj të njëjtit filluan duartrokitjet digjitale në kanalet e tyre të komunikimit me botën virtuale dhe shpesh krijohej përshtypja se superkomandantet super të shpejta kosovare do të mbërrinin në Teheran para forcave speciale amerikane. Në rast të tillë, aty do ta gjenin edhe kryeministrin e Shqipërisë si çlirimtar të Iranit. (E vërteta e hidhur është se populli iranian mbetet ende nën zgjedhën e një regjimi gjakatar. Regjimi ende disponon me 400 kilogramë uran të pasuruar, me të cilin do të mund të prodhonte brenda një kohe të shkurtër 10 koka bërthamore. Gjysmëmarrëveshja me Iranin nuk përmend dy probleme: programin raketor të Teheranit dhe mbështetjen e grupeve terroriste në rajon, siç janë Hizbollahu në Liban, Hamasi në Haza, lëvizja Huthi në Jemen. Intervenimi i Trumpit i kushtoi buxhetit amerikan 30 miliardë dollarë, ndërsa konsumatorëve amerikanë 130 miliardë dollarë – këtë llogaritje e ka bërë radioja publike amerikane NPR).

    Giorgia Meloni nuk është politikane e majtë. Partia e saj në mediat perëndimore quhet parti postfashiste. Të jetë si të jetë – mjafton të lexohet, për shembull, «Corriere della Sera», gazeta liberale italiane (tirazhi: 800 mijë ekzemplarë). Ajo nënvizon: «Trump», shkroi (senatori) Carlo Calenda në (rrjetin) X, «është gënjeshtar serik dhe tiran operetash. Personalisht nuk besoj se Meloni është lutur për ndonjë gjë. Sidoqoftë, këto fyerje duhet hedhur poshtë, pasi lëndojnë nderin e kombit». Për Matteo Renzin, kryetarin e partisë Italia Viva, deklaratat e Trumpit janë «si gjithmonë tmerruese». «E dashur kryeministre, a e kuptove më në fund se një aleancë me këta njerëz do të thotë të jesh kundër Italisë? Tani mjaft më me kapelet MAGA dhe mjaft më me lidhjet me Trumpin». Popullisti i djathtë Matteo Salvini shkroi: «Kush sulmon Giorgian, na sulmon të gjithë ne».

    Para një viti situata mes Trumpit dhe Melonit ishte krejt ndryshe. Trump e priti në Shtëpinë e Bardhë. Meloni e përkëdheli me retorikë duke ia përkujtuar se Amerikën e ka zbuluar Kristofer Kolomboja. Pastaj Meloni ia bëri me dije se nga historia buron obligimi për të luftuar të majtën. Trump s’e fshehu gëzimin, sidomos kur Meloni i tha se ndërmarrjet italiane do të investojnë në SHBA 10 miliardë dollarë. Kjo i pëlqen Trumpit. Miliarda, flori, fjalë të mëdha, superlativë – kjo është bota e Trumpit.

    Meloni nuk kurseu asgjë në Shtëpinë e Bardhë. Ajo tha se përfaqësonte «nacionalizmin perëndimor», shtoi se «unë dua të forcoj qytetërimin», «dua ta bëj Europën përsëri madhështore» – a nuk tingëllonte kjo si slogani i Trumpit «Make America Great Again» («Ta bëjmë Amerikën përsëri madhështore»)?

    Trump u kundërpërgjigj: Meloni është «një person fantastik», «një grua e mrekullueshme». «Ajo e pushtoi Europën si stuhi dhe gëzon respekt të lartë».

    E tani?

    Dje Meloni ishte më e mira, sot është më e keqja (sipas Trumpit).

    Përkthyer në shqip: kur Meloni pinte duhan, punët me Trumpin i kishte shumë mirë. Sapo e la duhanin, miqësia mori fund. Por jo për shkak të tymit të duhanit.

    TË TJERA

    NATO mirëpret marrëveshjen për Grenlandën, Trump flet për “kontroll të përhershëm” amerikan

    Ridvan Murati fiton “Community Hero Award 2026” nga Swissalbs

    Besfort Biljali shpallet Sipërmarrësi i Vitit në Swissalbs Award Gala Night 2026

    Trump propozon ndryshimin e emrit të inteligjencës artificiale dhe hap sondazh

    Kush do të jenë fituesit? Swissalbs Award Gala Night 2026 mbahet sonte në Zürich

    Trump njofton një marrëveshje me Danimarkën, SHBA do të ketë kontrollin “e përhershëm” mbi sigurinë e Grenlandës

    Trump ndalon CNN, MS NOW dhe Politicon në Shtëpinë e Bardhë

    LEXO GJITHASHTU

    Jo të gjithë punonjësit e AI-së besojnë se inteligjenca artificiale mund të zhdukë njerëzimin

    September 20, 2026

    Volvo rikthen butonat fizikë në vetura: Ekrani nuk është zgjidhja për gjithçka

    September 20, 2026

    Akuzë kundër gjashtë personave në rastin e lejeve për vozitje të falsifikuara

    September 20, 2026

    Autobusi me nxënës përplaset me një shkëmb në Mal të Zi, ka të lënduar

    September 20, 2026
    TË TJERA

    42 kilometra për t’u sfiduar: Prishtina mbushet me mijëra vrapues

    September 20, 2026

    Hap i ri për bizneset kosovare, Kosova pjesë e ATA Carnet

    September 20, 2026

    “Po familja e Rexhes?” – Hamza përgjigjet pas kritikave për mosvizitë: Ju kam shkruar, pres të takohemi

    September 20, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.