KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rukiqi zbulon kushtin e LDK-së për marrëveshje të mundshme politike

Rukiqi zbulon kushtin e LDK-së për marrëveshje të mundshme politike

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi i ftuar në emisionin “DPT Te Fidani” zbuloi kushtin e partisë së tij për marrëveshje politike në krijimin e institucioneve të reja shtetërore.

Rukiqi deklaroi se LDK e ka pozicion të pa negociueshëm pranimin e gazit amerikan në çdo lloj marrëveshje politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

“Ne e kemi si pozicion zyrtar dhe politik se në çdo lloj marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja ku përfshihet LDK, ne kemi kërkesë të panegociueshme, ose vija të kuqe qysh kemi për Listën Serbe në një anë, në anën tjetër vijë e kuqe është çështja e gazit. Kusht i çdo bashkëpunimi institucional është pranimi i gazit amerikan”, tha Rukiqi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.