KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mirlind Daku zbulon për herë të parë portretin e vajzës së tij

Mirlind Daku zbulon për herë të parë portretin e vajzës së tij

Sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku, ka ndarë me ndjekësit një moment mjaft të veçantë nga jeta e tij personale.

Për herë të parë, futbollisti ka publikuar portretin e plotë të vajzës së tij, Miresa.

Në fotografinë e shpërndarë në rrjetet sociale, ai shfaqet pranë të voglës, e cila duket tejet e ëmbël me një peshqir mbi kokë.

Postimi u prit menjëherë me shumë pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit.

Mirlindi dhe bashkëshortja e tij, Vesa, u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar. Që prej ardhjes në jetë të Miresës, çifti ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes publike këtë periudhë të re dhe të bukur të jetës së tyre.

Së fundmi, familja ka shijuar disa ditë pushimi së bashku dhe pikërisht nga këto momente relaksi, Mirlind Daku vendosi të ndajë me publikun një nga kujtimet më të veçanta, duke prezantuar për herë të parë imazhin e vajzës që i ka ndryshuar jetën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.