KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Voziste me 188 km/h në austostradën Kumanovë-Shkup, policia ndalon shtetasin serb

Voziste me 188 km/h në austostradën Kumanovë-Shkup, policia ndalon shtetasin serb

Mbrëmë, oficerët e policisë ndaluan një shtetas serb i cili po drejtonte një Porsche me 188 kilometra në orë në autostradën Kumanovë-Shkup, në kryqëzimin “Rafineria”.

Është ndaluar B.S. (30) nga Republika e Serbisë për tejkalim shpejtësie.

“Gjatë një kontrolli të trafikut rrugor, të kryer me radar, oficerët e policisë ndaluan një automjet pasagjerësh Porsche me targa serbe, të drejtuar nga B.S. (30). Pas matjes, u përcaktua se shoferi po udhëtonte me një shpejtësi prej 188 kilometrash në orë, në një pjesë ku shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 100 kilometra në orë me një shenjë trafiku”, njoftojnë nga MPB.

Për shkak të veprës penale të kryer, automjeti u sekuestrua, personi u ndalua dhe u mbajt në stacionin policor për procedura të mëtejshme./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.