KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania jep intervistë në gjendje të dehur, nuk kursen fjalët e mira për Brikenën

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania jep intervistë në gjendje të dehur, nuk kursen fjalët e mira për Brikenën

Ish-banorja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, Edisa Demollari, ishte së fundmi e ftuar në Ballon Pranverore, ku tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante.

E veshur me një fustan të kuq, Edisa u shfaq në formë të shkëlqyer, ndërsa gjatë një interviste për “Artistët Shqiptarë” foli për eksperiencën e saj në reality show-n e famshëm dhe raportet që krijoi gjatë qëndrimit në shtëpi.

Ajo tregoi se gëzon një mbështetje të madhe nga publiku në Kosovë, duke theksuar se ka shumë miq atje dhe se ka marrë vazhdimisht dashuri nga fansat kosovarë.

Në intervistë, Edisa u ndal edhe te marrëdhëniet me ish-banorët e tjerë, veçanërisht me ata nga Kosova, ndërsa nuk munguan as pyetjet për raportet e saj me Brikenën.

Ndonëse gjatë qëndrimit në Big Brother VIP të dyja patën përplasje dhe debate të shumta, Edisa tregoi se sot nuk ka asnjë rezervë ndaj saj. Madje, pas katër gotave alkool, ajo nuk hezitoi ta komplimentonte publikisht ish-banoren.

“Brikena është tepër e bukur”, u shpreh Edisa gjatë intervistës, duke surprizuar shumë ndjekës që kujtojnë mosmarrëveshjet e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Deklarata e saj ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, me shumë fansa që e kanë parë këtë si një shenjë se raportet mes dy ish-banoreve janë zbutur pas përfundimit të spektaklit. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.