KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bordi i Paqes: Ambasadorja e Kosovës në Izrael inspekton punimet ku do të qëndrojë FNS-ja

Bordi i Paqes: Ambasadorja e Kosovës në Izrael inspekton punimet ku do të qëndrojë FNS-ja

Punimet për ngritjen e bazës logjistike “Endurance”, e cila pritet të luajë një rol të rëndësishëm në operacionet humanitare dhe të rimëkëmbjes, po vazhdojnë me intensitet.

Lajmi është bërë i ditur nga Bordi i Paqes përmes një njoftimi të publikuar në platformën “X”, ku thuhet se baza e mbështetjes logjistike do të shërbejë si një qendër kyçe për Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF).

Sipas njoftimit, objekti do të përdoret për furnizim, mirëmbajtje dhe riorganizim të forcave gjatë angazhimit të tyre në mbështetje të përpjekjeve për rimëkëmbje dhe ndihmë humanitare.

“Ambasadorja e Kosovës, Ines Demiri, inspektoi ecurinë e punimeve në Bazën e Mbështetjes Logjistike ‘Endurance’, e cila do të shërbejë si një pikë kyçe për ISF-në për furnizim, mirëmbajtje dhe riorganizim gjatë mbështetjes së përpjekjeve për rimëkëmbje dhe ndihmë humanitare”, thuhet në njoftimin e Bordit të Paqes.

Bordi nuk ka bërë të ditura detaje shtesë lidhur me afatet e përfundimit të projektit apo kapacitetet e plota të bazës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.